Aksident në Prishtinë Foto: KALLXO.com

Tentim vrasje në Prishtinë, i dyshuari kërkohet nga policia

Policia e Kosovës është në kërkim të një të dyshuari për tentim vrasje në Prishtinë.

Sipas Policisë, i kërkuari dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar një person me një mjet të fortë (dyshohet të jetë thikë), duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia thotë se viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

I dyshuari është në kërkim policor.