Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Policia po heton një tentim-grabitje në Rahovec

Tre persona të armatosur dyshohen se kanë tentuar të kryejnë grabitje në lokacione të ndryshme në Krushë të Madhe në Rahovec.

Policia ka thënë të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa në vend ngjarje ka gjetur një gëzojë pistolete.

“Është raportuar se tre persona të dyshuar të panjohur të armatosur, kanë tentuar të kryejnë grabitje në tre lokacione të ndryshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur” – ka thënë Policia e Kosovës.

Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar në këtë rast.

Polica thotë se është duke e hetuar rastin.