Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Lipjan - Përleshje mes dy të miturve, përdorin edhe elektroshok

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur në Lipjan ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi i njëjti dyshohet se ishte goditur me elektroshok nga një i mitur tjetër.

Sipas Policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një elektroshok i cili dyshohet të jetë përdorur në rast.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, në rrugën Avdi Kelmendi në Lipjan.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, njofton Policia.