Ilustrim

Konfiskohet një elektroshok në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident kriminal që ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në këtë rast është raportuar se gjatë kontrollit në valixhen e një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok.

Valixhja e ishte e të dyshuarit që ishte shtetas belg dhe ishte duke dalë nga Kosova.

Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave ndaj të dyshuarit, rasti  vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 25 tetor rreth orës 22:00.