Mosmarrëveshja në Lipjan përfundoi me përdorim të elektroshokut

Një mosmarrëveshje verbale ka bërë që një person ta përdorë elektroshokun ndaj një personi tjetër.

Policia me anë të raportit ditor ka njoftuar se dy ditë më parë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, është marrë informacion  se pas një mosmarrëveshje verbale një i dyshuar kishte përdorur armën elektroshok ndaj viktimës.

Sipas policisë viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa personi i dyshuar ishte shoqëruar në polici.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma-elektroshoku, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.