Pejë, dënohet veterani i rrejshëm

Gjykata e Pejës ka shpallur aktgjykimin në rastin e Bujar Cocajt, i cili akuzohet se kundërligjshëm ka përfituar shumën prej 3 mijë e 740 euro në emër të statusit të veteranit luftëtar të UÇK-së.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtari Murat Hulaj, Cocaj është dënuar me 6 muaj burg, por që me pëlqimin e tij, dënimi me burgim është kthyer në dënim me gjobë në vlerë prej 1.300 euro.

Sipas aktakuzës, të përfaqësuar nga prokurorja Ardiana Veseli, i pandehuri Bujar Cocaj pranë MPMS-se ka prezantuar dokumentin e falsifikuar dhe atë vërtetimin e babait të tij, se kinse i njëjti është veteran i UÇK-se, me ç’rast arrin të përfitojë pagën e paraparë për veteranin luftëtar, duke i shkaktuar dëm MPMS-se në shumë prej 3.740 euro.

Në aktgjykim thuhet se pala e dëmtuar MPMS-ja udhëzohet në kontest civil për kërkesë pasurore-juridike.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me dosjen e veteranëve të rrejshëm në Pejë.

Dosja e Prokurorisë: Skema e përfitimeve nga falsifikimet për veteranët e rrejshëm në Pejë

www.kallxo.com