I akuzuari për mospërfillje të gjykatës nuk vjen në seancë

Gjykata e Pejës ka dështuar të mbajë seancë ndaj S.L, i akuzuar për mospërfillje të gjykatës.

Kjo për shkak të mungesës së të akuzuarit dhe prokurorit

Sipas aktakuzës, S. L. nuk e ka respektuar aktvendimin e Gjykatës në Pejë me të cilin është lëshuar urdhri për mbrojtje, ku të akuzuarit i është ndaluar të ofendojë, shqetësojë, etj… ish-bashkëshorten e tij,  S. L.

Sipas dosjes së Prokurorisë, ditën kritike e dëmtuara ishte duke përcjellë fëmijët në shkollë, ku i akuzuari i është drejtuar me fjalët “kurrë ma qesaj rruge s`guxon me kalu”.

Seanca e radhës u vendos të mbahet më  23 shtator.

Pejani thyen urdhërin e mbrojtjes së Gjykatës, kanos ish bashkëshorten