Qeli burgu - Foto: REL/Shutterstock

Paraburgim ndaj 72-vjeçarit të dyshuar për dhunimin e të miturit

Gjykata e Gjakovës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë  dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit S.S., shtetas i Kosovës, i komunitetit serb.

Sipas njoftimit të Gjykatës, më 2 shtator 2019, në fshatin Hoçë e Madhe të komunës së Rahovecit, i dyshuari S.S. e detyron të dëmtuarin- fëmijë N.P. që të kryejë aktin seksual me dhunë duke ia mbyllur gojën me shirit ngjitës, e duke ia hequr rrobat…

Bazuar në këto veprime, të pandehurit S.S. i është caktuar paraburgimi prej një muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale – dhunimi.

I njëjti do të mbahet në paraburgim deri më 3 tetor 2019.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Gëzim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Dje, KALLXO.com kishte raportuar për këtë rast.

72 vjeçari arrestohet nën dyshimin e dhunimit të një fëmije 8 vjeçar në Hoqë të Madhe

www.kallxo.com