Ilustrim

72 vjeçari arrestohet nën dyshimin e dhunimit të një fëmije 8 vjeçar në Hoqë të Madhe

Një fëmijë 8 vjeçar dyshohet se është dhunuar nga një i dyshuar i moshës 72 vjeçare.

Rasti siç ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj ka ndodhur në fshatin Hoqë e Madhe të Komunës së Rahovecit.

Zëdhënësja Lirije Podrimaj tha se ky rast ka ndodhur nga personi i komunitetit serb, i moshës 72 vjeçare.

“Nëna e fëmiut poashtu e komunitetit serb, e ka paraqitur rastin nën dyshimin se fëmija i saj 8 vjeçar është dhunuar nga personi i moshës 72 vjeçare”, tha Podrimaj.

“Ende nuk është e sigurt nëse ky rast do të vazhdoj të cilësohet si vepër penale e dhunimit, pasi që fillimisht duhet të bëhen raportet e nevojshme për të vërtetuar një gjë të tillë”, shtoi Podrimaj.

Ajo ka bërë të ditur se personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.