Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Lipjanasi dyshohet se e rrahu babanë dhe e demoloi shtëpinë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur në Lipjan, mbrëmjen e 30 gushtit.

Sipas PK-së, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht babain e tij si dhe ka demoluar shtëpinë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.