Ndërpritet seanca ndaj ish drejtorit të 'KF Kosova'
Në Gjykatën e Mitrovicës është ndërprerë seanca ndaj ish drejtorit të KF “Kosova” i akuzuar për korrupsion.
Selimi nga Prokuroria e Mitrovicës akuzohet se gjatë kryerjes së detyrës së tij zyrtare si drejtor i klubit të futbollit ka përvetësuar mbi 19 mijë euro.
Seanca e stome është ndërprerë me kërkesën e prokurorit të rastit Njazi Rexha.
Gjykata e Mitrovicës në seancën e kaluar ka caktuar ekspertizën financiare lidhur me këtë rast, ndërsa sot prokurori Rexha ka treguar në gjykatë se nuk e ka pranuar ekspertizën financiare.
Rexha ka thënë se nuk e ka pranuar ekspertizën, e dërguar nga gjykata, ndërsa gjyqtari i rastit Bekim Veliqi ka deklaruar se ekspertiza në prokurori është dërguar me 14 dhjetor 2020.
Andaj për shkak se prokurorit i është dashur ta konsultoj ekspertizën, për të vazhduar me pas me seancën.
Trupi gjykues me gjyqtar Bekim Veliqi, ka aprovuar kërkesën e prokurorit Rexha, ku ka ndërpresë seancën, e njëjta pritet të vazhdoj pas dite në Gjykatën e Mitrovicës.
Prokuroria e Mitrovicës e akuzon Agron Selimin se gjatë muajit nëntor 2010 dhe mars 2011 me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar sipas detyrës. I njëjti në cilësinë e drejtorit të KF “Kosova” në Vushtrri ka pranuar shumën 30,000.00 në emër të ndihmës financiare nga PTK-ja.
Sipas aktakuzës kjo ndihmë ishte bërë për rimëkëmbjen e klubit, kurse Agron Selimi nga shuma prej 30,000.00 akuzohet se ka përvetësuar shumën prej 19,236,00 euro.