Gjykimi për deklarim të rrejshëm

I akuzuari për deklarim të rrejshëm zgjedh heshtjen para gjykatës

Xhafer Sylanaj, i akuzuar për dëshmi të rrejshme në gjykimin për vrasje ndaj të akuzuarave Fahri Deçani dhe Florim Gjocaj, ka zgjedhur të heshtë pata gjykatës.

Gjykatësi i rastit Shabi Idrizi mos-deklarimin e tij e ka marrë si mos pranim të fajësisë si dhe i ka dhënë kohë të pandehurit 30 ditë që të sjell kundërshtimet e tij për akuzën, dhe pas këtij afati të caktohet shqyrtimi gjyqësor dhe të prezantohen provat.

Sipas aktakuzës të cilën e përfaqësoi prokurorja e rastit Zana Sadiku- Sertolli Xhafer Sylanaj me vetëdije të plotë dhe nën betim, akuzohet se ka dëshmuar rrejshëm në çështjen penale kundër Fahri Deçani dhe Florim Gjocaj, të cilët akuzoheshin për shtytje në vrasje e rëndë.

Sylanaj akuzohet se kishte deklaruar rrejshëm se “ditën kritike kur ka ndodh vepra penale në Pejë me datë 30 korrik 2010 të dënuarit e lartë cekur kanë qenë gjatë gjithë natës në shtëpinë e tij, duke luajtur me letra”.