ARKIV - Prokurori Andrew Carney

Prokurori që akuzoi Enver Sekiraqën, sot numëroi provat kundër 'Komandant Calit' në Hagë

Prokurori Andrew Carney, ishte ai që sot deklaroi në gjyqin e specializuar në Hagë se ish-Komandant Calin, Salih Mustafën do ta ballafaqojë me më shumë se 15 dëshmitarë dhe 50 prova materiale.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ish komandant Cali po akuzohet për vrasje, torturë, trajtim mizorë dhe ndalim arbitrarë të civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Prokurori Carney, sot tha se deri më 1 dhjetor do të sjellë materialin mbështetës provues kundër Salih Mustafës.

Kujtojmë se prokurori  Carney, ishte prokuror i EULEX-it, i cili e kishte quar para gjykatës Enver Sekiraqën, duke e akuzuar për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Ndonëse rastin ndaj Sekiraqës e kishte trashëguar nga një prokuror tjetër, ai e mbrojti aktakuzën në atë mënyrë sa që bindi gjykatën se Enver Sekiraqa kishte shtyrë Arben Berishën ta vriste policin e Njësisë Speciale, Triumf Rizën.

Enver Sekiraqa për herë të parë në maj të 2016 ishte dënuar me 37 vjet burgim për vrasjen e tani të ndjerit Triumf Riza.

Ndërsa herën e dytë u dënua me 30 vjet burgim, por pas ankesës së avokatës Kosovare Kelmendi, Apeli e ktheu çështjen në rigjykim.

Prokurori Carney për emisonin “Drejtësia në Kosovë” kishte folur gjatë rreth gjykimit dhe dënimit të Enver Sekiraqës dhe Arben Berishës.