Ilustrim - Gjykata e Gjakovës

Gjykata e Gjakovës anulon seancat gjyqësore përveç rasteve urgjente

Gjykata e Gjakovës njofton se i ka anuluar të gjitha seancat gjyqësore të parapara për sot dhe në ditët e ardhshme përveç rasteve me urgjencë.

Disa prej rasteve me urgjencë janë: çështjet e paraburgimit, seancat me urdhër mbrojtës të natyrës urgjente, rastet e vazhdimit apo ndërprerjes së masës së sigurisë, duke mos përjashtuar rastet e tjera që sipas ligjit duhet të trajtohen me urgjencë.

Këta masa janë ndërmarrë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Me qëllim të ndërmarrjes se masave preventive ndaj pandemisë Coronavirus,  ky vendim do të mbetet në fuqi, deri në një vendim tjetër të ri.

Qeveria e Kosovës ka shpallë gjendje emergjente të vendit në lidhje me përhapjen e coronavirusit.

Në Kosovë, tashmë janë identifikuar 15 të prekur me këtë virus.

Të infektuarit vijnë nga komuna e Malishevës, Vitisë, Klinës e Podujevës.

Lidhur me gjendjen emergjente, ligji për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse ka paraparë sanksione të ndryshme për personat që nuk i respektojnë këto masa.

Qytetarët që nuk zbatojnë vendimet për mbrojtje nga pandemia dënohen deri në 2 vjet burg

www.kallxo.com