Foto: KALLXO.com

Gjendet i vdekur një 64 vjeçar në një motel në Prizren

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në një motel në Prizren gjatë ditës së djeshme.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas këtij të fundit rreth orës 12 e 15 së ditës së djeshme, policia kishte pranuar informacion nga ekipi i emergjencës në lidhje me 64 vjeçarin.

“Hetuesit dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes është njoftuar edhe Prokurorin e Shtetit”, tha Osmanollaj.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i 64 vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.