Gjakovë, paraburgim për plagosjen e 26 prillit në Jahoc

Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Gjakovës ia ka caktuar të mërkurën masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Z.P., për plagosjen e 26 prillit në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Z.P. dyshohet se kishte plagosur 32 vjeçarin L.G. nga fshati Mejë.

“Më 26 prill 2020 rreth orës 19:40, në fshatin Jahoc të Gjakovës, nga pakujdesia me armë i shkakton lëndim të rëndë trupor, me rrezik për jetë të dëmtuarit L.G., në atë mënyrë që përderisa i pandehuri së bashku me të dëmtuarin dhe dëshmitarin D.P., ndodheshin në zonë të pabanuar duke ecur, ndërsa i pandehuri posedonte armë, pushkë automatike AK-47, ndërkohë i njëjti gjuan në ajër, plumbi i shkrepur e godet të dëmtuarin i cili menjëherë dërgohet në spitalin rajonal të Gjakovës, e më pas në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK ku i nënshtrohet operimit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore me rrezik për jetë”, thuhet në njoftimin e gjykatës së Gjakovës.

Ditën e hënë, Policia kishte arrestuar të dyshuarin dhe kishte bastisur shtëpinë e tij.

Vritet një 22 vjeçar në Gjakovë

“Me 18 maj 2020, pas bastisjes në shtëpinë e të pandehurit në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Gjakovës, janë gjetur dy armë automatike të tipit AK-47, një karikator me 15 fishekë, tre karikator me 76 fishekë dhe pushkë gjuetie e konfiskuar nga policia me dt. 27.04.2020”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i pandehuri Z.P., dyshohet për veprat penale lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Vritet një 22 vjeçar në Gjakovë