Vritet një 22 vjeçar në Gjakovë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për një vrasje që ka ndodhur në fshatin Nec të Gjakovës sonte rreth orës 20:00.

Viktima e rastit është D.Gj., mashkull i lindur me 1997.

Për këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj tha se personi i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas zëdhënësit Xhurkaj, hetimet e këtij rasti ende po vazhdojnë.