Foto-ilustrim

Gjakovë, një grua dyshohet se tentoi të vetëvritej

Një qytetare e Gjakovës dyshohet se ka tentuar të vetëvritet.

Rasti është raportuar në Polici të martën rreth orës 20:00.

Sipas Policisë së Gjakovës, nga Emergjenca e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” janë informuar për një rast të dyshimtë.

Patrulla menjëherë i është përgjigjur rastit, ku kanë takuar viktimën e gjinisë femërore, e cila sipas familjarëve kishte tentuar të vetëvritet duke lënduar vetveten.

“Viktima pasi që ka pranuar trajtimin fillestar mjekësor është transferuar për në QKUK, ndërsa rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, viktima ende nuk është intervistuar lidhur me rastin.