Gjakovari dënohet me 3 muaj burgim për kanosje ndaj policit

Mirsad Rexhaj është gjetur fajtorë dhe është dënuar me tre muaj burgim për sulm ndaj zyrtarit të Policisë.

Gjykatësi Mentor Bajraktari, e dënoi Rexhajn për veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Ky dënim, me pëlqim të të akuzuarit Mirsad Rexhaj dhe avokatit të tij Azem Islamaj, ju zëvendësua me gjobë në shumë prej 1000 euro.

Këtë shumë, Mirsad Rexhaj, u obligua që ta paguaj për një muaj.

Sipas aktakuzës, në gusht të vitit 2016, i akuzuari Mirsad Rexhaj e kanos seriozisht se do ta sulmoj këtu të dëmtuarin Anton Shkoza- zyrtar policor në Gjakovë.

Aktakuza thotë se derisa i dëmtuari Anton Shkoza, ishte në një pikë kontrolli me tre kolegë të tij, Ismet Selmanaj, Dardan Gashi, Nikollë Nuhi dhe Ilmi Agaj, i akuzuari kalon me veturën e tij me targa zvicerane duke biseduar me telefon gjatë vozitjes dhe policia e sinjalizon dhe i njëjti nuk ndalet.

Pastaj i akuzuari Mirsad Rexhaj, i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “a më njeh se kush jam un, unë ty të bi grusht, mos gabo mem prek”, e më pas i afrohet afër me qëllim që ta godas zyrtarin policorë, por me ndihmën e policëve të tjerë i njëjti arrestohet- thuhet në aktakuzë.

Kallxo.com gjatë ditës raportoi për këtë rast.

Gjakovë – I akuzuari e pranon fajin për kanosjen e policit

.