Ilustrim

Dërgohet në ndalim i arrestuari i dytë për rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove

Gjatë ditës së sotme K.Sh. është dorëzuar para organeve të rendit në lidhje me “avullimin” e më shumë se 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

I dorëzuari sot ka qenë në arrati prej ditësh ndërsa po dyshohet siç mëson KALLXO.com për veprën penale të shpëlarjes së parave.

K. Sh. me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të ju konfirmojmë se me vendim të prokurorit kompetent, personit të vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Kelani për KALLXO.com.

KALLXO.com gjatë ditës raportoi për dorëzimin e K.Sh. në Polici pas disa ditësh në arrati.

Në lidhje me rastin është arrestuar edhe një zyrtar i Thesarit të shtetit për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Sipas policisë përveç këtyre dy të arrestuarve një person tjetër është ende në arrati.

Dorëzohet njëri nga të arratisurit në rastin e “avullimit” të 2 milionëshit të Thesarit