Avdyli: A thua iu përgjigjen lutjeve me email avulluesit e 2.1 milionë eurove

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka ironizuar me vjedhjen e 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Avdyli ka thënë se është koha për një letër të re për kthimin e parave.

Ai ka paralajmëruar që pas muajit shkurt nuk do të ketë më lutje.

“A thua iu përgjigjen lutjeve me email, ata avulluesit e 2.100.000 € që t’i kthejnë ato para. Është koha edhe për një lutje me një letër më të dhimbshme këto ditë. Sepse pas shkurtit s’do ketë më lutje, ta dini…”, ka shkruar ai në Facebook.

Avdyli i është bashkuar Vjosa Osmanit në listën e re nën sloganin “Guxo” për zgjedhjet e jashtëzakonshme.