Arrestohen tre persona për pengim të zyrtarëve policorë në Leposaviç

Tre burra janë arrestuar pasi kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës ku njëri nga ta nuk ka ndaluar në një pikë kontrolli por ka ikur duke rrezikuar zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur dje në Leposaviç në orën 20:30.

Të dyshuarit kanë rezultuar se janë në ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit mbahen deri në këndellje.