Foto: Kallxo.com

Apeli e kthen në rigjykim dënimin e Sokol Bashotës

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje një aktgjykim të Gjykatës së Pejës me të cilin ish-kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, dhe ish-nënkryetari i komunës, Enver Berisha, ishin dënuar për mos-raportim apo raportim të rremë të pasurisë.

Apeli ktheu çështjen në rigjykim për shkak se aktgjykimi i shkallës së parë ishte ne kundërshtim me arsyetimin si dhe  Gjykata e Pejës nuk kishte aktgjykimin e kishte  dhënë  arsyet për faktet vendimtare ndërsa ato  që janë dhënë  janë të paqarta dhe të pa mjaftueshme për të vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë gjendjen faktike.

Vendimi i Gjykatës, Sokol Bashota dënohet me burgim

Gjykata Themelore në Pejë, me aktgjykimin e datës 29.maj2019, i kishte shpallur fajtor të akuzuarit Sokol Bashotën dhe  Enver Berishën  për shkak të veprës penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” dhe i  kishte gjykuar ata me dënim burgimi me kusht  në kohëzgjatje prej 6 muaj si dhe dënim me gjobë në të holla në shumë prej 1000 euro.

Sipas aktakuzës, Sokol Bashota akuzohet se nuk i ka deklaruar fare veturën BMW X5, në vlerë prej 65 mijë euro dhe as banesën prej 79 metrash katrorë, në Prishtinë, edhe pse e ka pasur për detyrë ta bënte një gjë të tillë.

Dënimi minimal i Sokol Bashotës, prokurorja paralajmëron ankesë

Bashota po ashtu akuzohet se nuk i ka deklaruar as veturën Jeep dhe as të ardhurat vjetore 3.000 euro në muaj nga qiraja e banesës.

Berisha akuzohet se nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion tokën me sipërfaqe prej 5.500 metrash katrorë.

Duke ia shqiptuar dënimin, gjykatësi i rastit, Sylë Lokaj, i kishte shprehur keqardhje Bashotës që po ia shqiptonte këtë dënim.

KALLXO.com kishte raportuar për këtë rast.

VIDEO – Gjykatësit ‘i vjen shumë keq’ që e dënoi Sokol Bashotën