Punimet ne rrugen qe shpie te Guri i Shkodranit - Rahovec

Latifi vizitoi punimet e shtegut që shpie te 'Guri i Shkodranit'

 

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Iska, kanë vizituar punimet të cilat janë duke u realizuar në dy projekte infrastrukturore; projektin e rrugës transite dhe shtegun e ecjes që dërgon te Maja e Shkodranit.

“Monitorova punimet që po kryhen në rrugën e transitit mbi qytet si dhe në shtegun e ecjes, projekte këto të rëndësisë së veçantë për qytetarët tanë. Shumë shpejt Rahoveci do të bëhet me një shteg modern e të bukur, ku qasja për në Majën e Shkodranit do të bëhet më e lehtë e njëkohësisht pamja që qytetarët do të shijojnë në këtë ecje do të jetë e mahnitshme”, ka thënë kryetari Latifi.