Burimi i fotos - Hadja Lahbib - Facebook

Zyrtarja e lartë e Qeverisë së Belgjikës viziton Kosovën

Hadja Lahbib, ministre e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, sot do ta vizitojë Kosovën.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës – MPJD bëhet e ditur se ajo do të pritet nga ministrja Donika Gërvalla.

Në njoftim thuhet se “Të dy homologet do të zhvillojnë një takim dypalësh në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media”.