Foto: Atdhe Mulla

Zyrtarizohet koalicioni AAK-PSD

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është zyrtarizuar koalicioni parazgjedhor mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.

“Ju konfirmoj se kemi pranuar deklarimin e dytë për koalicion parazgjedhor ndërmjet 2 partive politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate”, tha sonte Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Edhe sekretari ekzekutiv i AAK-së e ka konfirmuar regjistrimin e koalicionit me PSD-në në KQZ.

“Sot kemi dorëzuar formularin e pëlqimit të koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate të cilin e kanë nënshkruar dy kryetarët e subjekteve politike. Shpresojmë dhe besojmë se ky është koalicioni i shpresës “, tha ai.