Isa Mustafa - Albin Kurti

Bisedime tjera LVV-LDK priten në fundjavë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje pritet që të mbajnë një takim në fundjavë në përpjekjet e tyre për arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë.

Burime të KALLXO.com brenda dy partive kanë bërë të ditur që Mustafa e Kurti do të takohen të shtunën ose të dielën për të diskutuar edhe një herë për ofertat e tyre.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ditë me parë ka thënë që me LVV-në takohen vetëm për të nënshkruar marrëveshjen për koalicion.

Javën e kaluar LVV dhe LDK kanë komunikuar duke i shkëmbyer ofertat e tyre përmes letrave, por prapë palët nuk kanë gjetur pajtim për shkak se oferta e fundit e LDK-së ka qenë që ti ipet posti i krye parlamentarit deri në zgjedhjen e presidentit, ndërsa LVV-ja ka kërkuar që LDK-ja të heq dorë nga kjo ofertë dhe të kthehet në tavolinën e bisedimeve.

Këto dy parti kanë dalë të parat në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë dhe së bashku kanë harmonizuar 100 për qind të programit qeverisës, mirëpo takimet tash e dy javë janë ‘ngrirë’ për shkak të mospajtimeve për ndarjen e posteve.

Mustafa: Deri në fund të javës të arrihet marrëveshja ose të konstatohet dështimi