Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës, Foto: Shkodrane Dakaj. Ilustrim

Zyrtarit policor në Zubin Potok i digjet kontejneri i banimit

Një zyrtar policor nga Zubin Potoku ka raportuar në Policinë e Kosovës se iu është djegur kontejneri i tij i banimit.

Në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se njësitet relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar rastin.

“Ankuesi zyrtar policor ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri kontejneri i tij i banimit.  Njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar rastin” – ka thënë Policia.

Tutje u tha se nuk është raportuat për të lënduar, ndërsa për kohën e ngjarjes Policia nuk ka dhënë detaje.

Gjithmonë duke iu referuar raportit policor, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.