Gjendja pas tërmetit tragjik në Turqi, Foto: CNN 06.02.2023
Zvicra pranon refugjatë turk e sirianë pas tërmetit
Refugjatët nga Turqia ose Siria duhet të mbajnë dokumente identifikimi nëse kërkojnë strehim në Zvicër nga shkatërrimi i tërmetit të javës së kaluar.
Zvicra ka rënë dakord të përshpejtojë lëshimin e vizave për refugjatët turq dhe sirianë. Disa deputetë besojnë se Zvicra duhet të punojë edhe më shpejt për të siguruar strehim për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, ku vdiqën më shumë se 40 mijë njerëz.
Komiteti i Punëve të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve u ka shkruar zyrtarëve të migracionit, duke bërë thirrje për heqjen e pengesave të tjera burokratike, duke përfshirë nevojën për paraqitjen e pasaportave.
Por në interes të sigurisë, autoritetet kanë vënë kufirin për pranimin e njerëzve që nuk kanë pasaportë apo dokumente të tjera identiteti.
“Ne respektojmë ligjin në fuqi, i cili dikton që ne duhet të identifikojmë këta persona. Çështja e sigurisë është veçanërisht e rëndësishme këtu”, tha një zëdhënës i Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) për transmetuesin publik zviceran SRF.
Ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis, specifikoi se Zvicra do të ishte e gatshme të pranonte viktimat e tërmetit turk pa dokumente të vlefshme udhëtimi.
Por ai tha se autoritetet turke do të lejojnë qytetarët e saj të largohen nga vendi vetëm nëse kanë një pasaportë të vlefshme ose një kartë identiteti.
Deri të enjten, Zvicra kishte marrë 1200 kërkesa për vizë sipas procesit të përshpejtuar./21Media