Zvicra i del në ndihmë Kosovës me 500 mijë franga

Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka njoftuar se Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ka ndarë 500,000 franga për të ndihmuar Kosovën në luftën ndaj coronavirusit.

Sipas njoftimit, në koordinim me donatorët e tjerë dhe UNDP në Kosovë, nga kjo mbështetje do të sigurojë ventilatorë, që pritet të arrijnë në Kosovë deri në mes të prillit.

“Zvicra lavdëron Qeverinë e Kosovës për masat e marra deri më tani dhe profesionistët e shëndetit dhe masat tjera të para në luftimin e COVID-19, duke mbrojtur kështu jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, vijon njoftimi.

Deri më tani numri i të prekurve me COVID19 në Kosovë është 126.