Ujmani

Foto : Denis Sllovinja

ZRrE: Prezantohet raporti i monitorimit për shitblerjen e energjisë nga Ujmani

Zyra e Rregullatorit të Energjisë sot ka bërë prezantimin e raportit të monitorimit për shitblerjen e energjisë nga Ujmani.

Petrit Pepaj, drejtor i ZRrE, ka thënë se ky raport nuk mund të bëhet publik pasi njëherë duhet t’i dërgohet kompanisë e cila është monitoruar.

“Është prezantuar raporti i monitorimit për shitblerjen e energjisë nga Ujmani dhe do të bëhet publik në momentin që finalizohet. Bordi i ZRE ka udhëzuar departamentin përkatës të bëjë monitorimin e kompanisë përkatëse. Ky raport do t’u dërgohet Iber-Lepecnit dhe Ujmanit. Ky është raport në proces të kompania që është monitoruar, nëse bordi vendos që duhet me u pa nuk është praktikë që raportet të publikohen pa u finalizu”, tha ai.

ZRrE ndalon prodhimin e rrymës në tri hidrocentrale në Deçan