Foto ilustrim

Zjarri përfshin një kamp migrantësh në Mitrovicë

Gjashtë migrantë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas shpërthimit të zjarrit në një kamp refugjatësh që ndodhet në fshatin Bajr të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar incidentin.

“Në mëngjes është raportuar se është përfshirë nga zjarri një shtëpizë të banimit. Rasti konsiderohet si incident zjarri, shkaktim i rrezikut. Por, në këto rrethana duhet t’i presim hetimet”, tha Zahiti.

Zahiti ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje për këtë rast, pasi sipas tij duhet të priten rezultatet e hetimeve.

Ky kamp i migrantëve menaxhohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Muajve të fundit është rritur numri i migrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme që qëndrojnë apo shfrytëzojnë Kosovës si vendkalimi në rrugëtimin e tyre drejt vendeve evropiane. REL