FOTO ILUSTRIM

Zjarre në Gjakovë, Haradinaj shprehet i shqetësuar

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar për shpërthimet e zjarreve në komunën e Gjakovës.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë së bashkë me kryetarin e kësaj komune, po e përcjellin gjendjen e krijuar.

“Shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe. Jam në kontakt me Kryetarin e Gjakovës dhe nga afër po e përcjellim gjendjen e krijuar. Janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon, si dhe Policia e Kosovës. Poshto, është mobilizuar me urgjencë një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar”, ka shkruar Haradinaj, të hënën.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.