Zjarri në Pejton, 20.02.2024

Zjarr në një objekt në lagjen Pejton në Prishtinë - VIDEO

Një objekt është përfshirë nga zjarri në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zyrtarja policore ka thënë se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

“Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar” – ka thënë Ahmeti më 20.02.2024.

Nga zjarri, edhe një ditë para, më 19.02.2024, është përfshirë një pjesë e objektit të Shtëpisë së personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare.

Nuk ka të lënduar nga ky incident.