Foto: Denis Sllovinja / KALLXO.com

Zgjedhjet në Serbi, KFOR: Të gatshëm të sigurojmë lirinë e lëvizjes gjatë periudhës zgjedhore

Nesër, më 17 dhjetor 2023, në Serbi do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se janë të përkushtuar për të siguruar lirinë e lëvizjes gjatë periudhës zgjedhore.

“KFOR-i është i përkushtuar të marrë të gjitha masat e duhura në mënyrë që të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe të sigurojë lirinë e lëvizjes, gjatë periudhës zgjedhore; në përputhje me mandatin e tij bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” – thuhet në njoftim.

Votuesit nga Kosova do të votojnë në komunat në jug të Serbisë: Kurshumli, Vranjë, Rashkë dhe Tutin.

Çka të pritet për Kosovën nga zgjedhjet e Serbisë?