Zbulohet një varrezë masive nga koha e komunizmit në Shqipëri 

Është zbuluar një varrezë masive nga koha e komunizmit në Përmet të Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes rrjeti social Facebook ka thënë se do i nxis institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës.

“U njoha për zbulimin në Përmet, sipas të dhënave paraprake, të një varri masiv, ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës”, ka shkruar Meta.

Sipas tij, të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror.