Pavarësinë e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk e ka njohur asnjë shtet që prej vitit 2018.

Flamuri i Kosovës - Foto: REL/AFP
Xhamajka njeh Kosovën
20.2.2020 - 19:08
Kosova është njohur nga shteti i Xhamajkës.
Kështu ka bërë të ditur presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter.
Ai ka shtuar se për këtë ka marrë njoftim nga ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku,
“Lajm i madh! Sapo jam njoftuar nga ambasadorja jonë, Vlora Çitaku, që Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës si sovrane dhe të pavarur. E di që kjo është rezultat i punës së palodhur dhe lobimit të disa viteve, përfshirë Eliot Engel. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingston!”, ka shkruar Thaçi.