Lëvizja VETËVENDOSJE - Qendra në Shqipëri Foto: Facebook

VV në Shqipëri mohon gjuajtjen e gazit lotsjellës në koncertin e Bregoviç në Korçë

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri ka mohuar se ka organizuar gjuajtjen e gazit lotsjellës në koncertin mbrëmshëm në Korçë ku këndonte Goran Bregoviç.

Përmes një reagimi në Facebook, VV në Shqipëri ka thënë se qëndrimet e tyre janë publike për këngëtarin i cili këndoi në festën e parvjetshme të birrës në Shqipëri.

Ky është postimi i plotë:

Sqarim për opinionin publik

Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021.

Mbrëmë, disa persona kanë gjuajtur gaz lotsjellës në koncertin ku këndonte këngëtari serb, Bregoviç.

 

Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviqit

www.kallxo.com