Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviqit

Një i ri dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës gjatë performancës së Goran Bregoviq në Festën e Birrës në Korçë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është kapur nga policia.

Ndërkohë pjesëmarrësit shihen duke fërkuar sytë për shkak të djegies që i shkakton gazi lotsjellës, ndërsa disa të rinj kanë shpërthyer në lot. Nuk kanë munguar edhe ata që kanë pyetur policinë për kontrollin që i kanë bërë të gjithë personave të pranishëm./Top Channel