VV dorëzon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar nënshkrimet e 19 deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

“Konform dakordimit në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka deponuar në Kuvend nënshkrimet e 19 deputetëve, për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Legjislaturës VI të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Ndryshe, dje Kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim që data 22 gusht të jetë dita kur do të shpërbehet legjislativi kosovar.

Një vendim i tillë erdhi pasi javë më parë, kryeministri Haradinaj dha dorëheqje nga pozita në krye të ekzekutivit pasi ai pranoi një ftesë për intervistim nga Dhomat e Prokurorit Special në Hagë.

Ndërsa, me datën 22 të këtij muaji nuk u pajtua Lëvizja Vetëvendosje.

VV e pakënaqur me datën e seancës për shpërndarjen e Kuvendit

 

www.kallxo.com