Pamje nga Vushtrria

Vushtrria nuk u paguan drekë zyrtare mësimdhënësve për 7 mars

Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur që nuk do të organizojë dreka apo darka zyrtare për nder të festës së 7 marsit, Ditës së Mësuesit.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Afrim Nimani për KALLXO.com tha se në këtë vit nuk do të ketë organizim të tillë.

“Nuk ka organizim të tillë. Shkollat vazhdimisht organizojnë ndeja, stafi i shkollës, por jo nga buxheti i komunës por me mjete vetanake, secili për veti ose edhe nga fondi i shoqatave sindikale të shkollave”, tha Nimani.

 Ditë më parë Komuna e Prizrenit me anë të një vendimi ka ndaluar drekat zyrtare të mësimdhënësve për nder të festës së 7 Marsit Ditës së Mësuesit.

Ndërsa Komuna e Prishtinës ua ndaloi mësimdhënësve pranimin e dhuratave për këtë festë.