Mytaher Haskuka - Foto: KALLXO.com

Mytaher Haskuka ua ndalon mësimdhënësve drekat zyrtare për 7 Mars

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ndaluar drekat zyrtare të mësimdhënësve për nder të festës së 7 Marsit- Ditës së Mësuesit.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka publikuar një dokument ku shihet se Komuna e Prizrenit përmes një vendimi ka ndaluar drekat zyrtare për mësimdhënësit për 7 Mars.

“Ky është respekti për punëtorët e arsimit nga ana e “VV”, tani nuk ju lejohet as të festojnë ditën e tyre!”, ka shkruar Totaj.

Në dokumentin e përcjellë te drejtoritë e shkollave nga drejtoresha komunale e Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, thuhet që ky vendim është marrë nga kryetari i Komunës.

“Në bazë të vendimit të kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ju njoftojmë se nuk do të lejohet organizimi i drekave zyrtare për nder të 7 Marsit”, thuhet në njoftim.