Vushtrri: Inspektorati mbyll një furrë për mungesë dokumentacioni

Inspektorati i Tregut në Vushtrri ka mbyllur një furrë për mungesë të dokumentacionit. Ajo do të qëndrojë e mbyllur deri në një vendim tjetër.

Në njoftimin e Komunës thuhet se Drejtoria për Inspektime ka filluar inspektimin e furrave pas situatës së krijuar me ngritjen e çmimeve dhe peshën e bukës.