Pamje nga Vushtrria

Vushtrri: Ia grabisin çantën me para duke shkuar në bankë

Dy vjedhje të rënda janë raportuar se kanë ndodhur vetëm gjatë ditës së djeshme në rajonin e Vushtrrisë.

Policia ka njoftuar se vjedhja e parë ka ndodhur rreth orës 11:00, ku një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke transportuar paratë e një firme në bankë, dy persona të dyshuar dhe të maskuar i kanë ndaluar veturën dhe i kanë marrë çantën me para.

Sipas viktimës së këtij rasti, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, përderisa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.

Ndërsa në vjedhjen e dytë, policia ka njoftuar se ka arritur të arrestojë katër persona të dyshuari, të cilët kanë kryer një vjedhje brenda një lokali në Vushtrri.

Sipas njoftimit, katër të dyshuarit në një lokal kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.