Vrasje në tentativë në Prishtinë, lëndohen rëndë dy persona

Dy persona kanë marr plagë të rënda nga disa të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh policor, është thënë se viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor.

Sipas Policisë, ngjarja e ndodhur rreth orës 21:21 është iniciuar si vrasje e rëndë në tentativë.

Tutje është thënë se njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Policia njoftoi se rasti vazhdon të jetë nën hetime.