Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Më 20.05.2024 është raportuar një “vrasje në tentativë” në Prishtinë.

Policia njofton se gjatë një përleshjeje një person është goditur me mjet të mprehtë.

Personi i goditur, siç thuhet në raportin policor, ka pësuar lëndime të rënda në këmbë.

Viktima i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Policia njofton se është duke e hetuar rastin.