Vrasja në Kaçanik, të dyshuarit gjenden në arrati

Një person është vrarë dhe një tjetër është lënduar në Kaçanik, si pasojë e të shtënave me armë.

Sipas Prokurorisë së Ferizajt, personat e dyshuar lidhur me këtë rast gjenden në arrati.

Në njoftimin e prokurorisë është thënë se motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen.

“Gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:00, në Kaçanik, një person është privuar nga jeta dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë. Motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen dhe të dyshuarit lidhur me këtë rast gjenden në arrati”, ka thënë Prokuroria.

Tutje është njoftuar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe se personi tjetër i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Të shtëna me armë në Kaçanik, vdes një person