Të shtëna me armë në Kaçanik, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur në Kaçanik pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, për KALLXO.com ka thënë se në rast janë përfshirë dy persona.

“Informatat janë se rreth orës 14:00 dy persona janë plagosur, njëri nga të plagosurit ka vdekur në vend të ngjarjes kështu është konfirmuar nga mjeku ndërsa një tjetër është dërguar fillimisht për tretman në Ferizaj e më pas në QKUK”, tha Veseli për KALLXO.com.

Ai shtoi se ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e rastit.