Vrasja në Dumnicë të Podujevës, Prokuroria jep detaje

Një person është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij, në fshatin Dumnicë të Podujevës të dielën.

Sipas raportit policor, nuk ka të arrestuar, ndërkaq rasti i cilësuar si “vrasje” është në hetime.

Zëdhënësja e Prokurorisë Laureta Ulaj ka bërë të ditur se rasti është cilësuar “vrasje” me urdhër të prokurorit dhe se në bashkëpunim me policinë po punohet në ndriçim të rrethanave.

“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast.

Tutje, Ulaj bëri të ditur se viktima është 58 vjeç, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Vritet një person në Dumnicë të Podujevës