
Vritet një person në Dumnicë të Podujevës
27.3.2023 - 10:34
Një person është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij, në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Policia e Kosovës bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.
Sipas raportit policor, nuk ka të arrestuar, ndërkaq rast është në hetime.
Rasti është iniciuar nga Policia si “Vrasje”.